
Franca ka paraqitur një ankesë ndaj gjigantit të shitjeve, Amazon. Ankesa ka të bëjë me atë që autoritetet franceze e cilësojnë abuzim me pozicionin e dominuesit në tregun online.
Autoritetet franceze të konkurrencës pretendojnë se gjiganti amerikan i shitjeve online “ka imponuar marrëdhënie të disbalancuara me shitësit e tij”, duke bërë ndryshime të papritura në kushtet e kontratave apo edhe pezullimin e tyre.
Qeveria franceze kërkon që amazon të gjobitet me 10 milionë euro. / Euobserver /



