
Policia e Tiranës së fundi ka zbërthyer skemën e shpërndarësve të lëndëve narkotike përreth shkollave në Tiranë, duke arrestuar 20 të rinjtë.
Përkitazi me këtë avokati Alban Duraj i ftuar në “MCN live”, thotë se është i domosdoshëm që Prokuroria të nis një hetim të detajuar dhe të mirorganizuar të organizatorëve e jo të veproj vetëm ndaj shpërndarësve të drogës, siç ndodh rëndom.
Kemi shpresën se do të jetë një hetim i mirorganizuar dhe organizatorët e këtyre veprimtarive kriminale të cilat zhvillohen këtu , fakti që këtu zhvillohet një veprimtari e mirorganizura dhe aq më tepër kjo tregti narkotike bëhet te adoleshentët, të fëmijët të cilët më vonë mund të kenë pasoja të shëndetit të tyre psikosocial, mendoj që prokuroria ka mundësinë e artë në dorë për të zhvilluar një hetim të drejtë dhe të gjithanshëm dhe të vej përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe të mos ndodh siç ka ndodh rëndom, që ata që vihen përpara drejtësisë janë vetëm shpërndarësit e lëndës narkotike.
Mendoj se Prokuroria në këtë hetim të zhvilloj të gjithanshëm dhe ti vej përpara drejtësisë duke i dënuar këta persona të cilët organizojnë këtë veprimtari kriminale dhe të çoj përpara gjykatës një dosje sa më të plotë dhe gjykata të ketë mundësi të jap dënimin e merituar për këta persona që e organizojnë.
Avokati Duraj, vlerëson së nuk është i lehtë organizimi i kësaj skeme të trafiqeve të lëndëve narkotike pa “miratimin” e organeve ligjzbatuese dhe policore.
Sipas tij duhet një bashkëpunim i ngushtë mes Prokurorisë dhe Policisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe jo vetëm.
Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë që të çoj në zbardhjen e një sërë veprimtarish kriminale që zhvillohen në territorin e vendit.
Ajo çfarë unë konstatoj nga terreni është se Policia shpesh herë mundohet që të fsheh veprat kriminale ose ato veprimet të organizuara duke mos i referuar në Prokuroritë respektive.
Nga ana tjetër di shumë raste të cilat unë kam përfaqësuar, qoftë të dhunës në familje, ose edhe për ndërtim të paligjshme, etj, dhe konstatoj që një polic në një komisariat police, nuk arrin të marrë denoncimin. Kjo është e turpshme, ata kanë për detyrë të marrin denoncimin dhe është një organ tjetër që e vlerëson nëse ku denoncim është i bazuar në ligj apo jo. Kam konstatuar që polici i thotë që këtu nuk ka vepër penale.
Parë në këtë prizëm, duhet një bashkëpunim sa më i fortë mes Prokurorisë dhe Policisë, në mënyrë që të kemi një luftë sa më efikase ndaj krimit të organizuar.



