Inceneratori i Tiranës/ Banorët ankohen: Po na shfrytëzojnë, PD: Është projekt korruptiv (VIDEO)

Inceneratori i Tiranës/ Banorët ankohen: Po na shfrytëzojnë, PD: Është projekt korruptiv (VIDEO)

Një dëgjesë publike për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës është shoqëruar me debate të ashpra mes banorëve të zonës dhe organizatorëve. Banorët ankohen se inceneratori i Sharrës po u merr tokën pa të drejtë, duke mos u dhënë as mundësi për t’u punësuar. Ndërkohë, edhe PD i është bashkuar qëndrimit kundër ndërtimit të impiantit për djegien e mbetjeve të kryeqytetit.

 Kreu i Departamentit të Mjedisit, Jamarber Malltezi, tha se pas ndërtimit të inceneratorit qëndron një histori korruptive. Sipas tij, fondi i caktuar me VKM për shpërblimin e banorëve nuk e kalon vlerën e 2 eurove për një metër katror tokë.

“Kjo histori është një histori korruptive. Është subjekt i ligjit antimafia. Po vidhen 128 milionë euro, ndërkohë që fshatarëve nuk u jepet as 2 euro çmimi i tokës. Ka dalë VKM dhe është caktuar fondi I shpronësimeve. Ai është sa dy stilolapsa, vetëm 2 milionë euro”, tha ai.

Malltezi tha se nuk ka transparencë në lidhje me kompaninë që do të ndërtojë inceneratorin  dhe sipas tij kjo është një mënyrë për t’i çuar përfitimet financiare në xhepat e kreyministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“A bëhet vlerësimi i mjedisit në fillim apo në fund të procesit? Zotërinjtë kanë përlarë mbi 5 milionë euro. Duhetë ishte bërë në fillim dhe jo në fund. Qeveria po gënjen me fasadën. Kontrata është korruptive sepse i jepet kompanisë me pronar të fshehur. Ligji detyron që nuk mund të marrësh një qindrakë nga buxheti i shtetit, nëse nuk tregon kush janë ortakët e kompanisë. 128 milionë euro do të futen në xhepat e Edi Ramës dhe Erion Velisë. Inceneratori e kthen Tiranën në një kosh plehrash gjigante. Është një projekt korruptiv. Direktiva e BE për mbetjet thotë se duhet nisur nga riciklimi. Ne në Shqipëri po bëjmë 3 inceneratorë,  pa pasur nevojë dhe pa prodhuar aq plehra sa nevojiten për ta”, tha ai.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy