Kryemadhi fton partitë opozitare: Nevojitet opozitë pa dallime ideologjike

Kryemadhi fton partitë opozitare: Nevojitet opozitë pa dallime ideologjike

Kryetarja e LSI-së ka mbledhur sot kryesinë e partisë për të diskutuar rreth strategjisë që do ndjekë partia e saj tashmë në opozitë. Kryetarja Monika Kryemadhi tha në emër të LSI-së se në kushtet e krijuara pas zgjedhjeve të 25 qershorit, vendi ka nevojë për një front të fortë opozitar. Ajo akuzoi maxhorancën e dalë nga zgjedhjet se ka deformuar vullnetin e votuesve.

“Së bashku, LSI do të punojë që demokracia në Shqipëri të fuqizohet dhe shqiptarët të vendosin sa më parë që të jetë e mundur sovranitetin dhe institucionet e cenuara rëndë nga zgjedhjet e para dhe pas 25 qershorit. Demokracia në vend ka nevojë më shumë se kurrë për një opozitë të fuqishme. Maxhoranca e dalë nga 25 qershori është fiktive përmes një procesi të deformuar. Fatet e demokracisë janë në udhëkryq dhe kjo kërkon krijimin e një fronti kombëtar pa dallime ideologjike. Kërkoj angazhimin e të gjithë antërave të LSI. Do të vazhdojmë evidentimin e farsës së 25 qershorit. Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë faktorët politikë dhe qytetarë në përmbushje të këtij funksioni”, tha ajo.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy