Aksidentohet avokati grek i “Eskobarit të Ballkanit”

Aksidentohet avokati grek i “Eskobarit të Ballkanit”

Avokati i njohur greke që mbron Klement Balilin është përfshirë në një aksident rrugor me makinë në aksin nacional Selanik-Athinë.

Lajmin e bën me dije gazeta greke “Protothema.gr” sipas të cilës, avokati i njohur Alexis Kougias është aksidentuar në orët e paradites së sotme (12 shkurt). Automjeti i tij është përplasur me një kamion, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime të mëdha çka mund t’i rrezikonin jetën.

Gazeta greke ka kontaktuar me avokatin e njohur të çështjeve penale, i cili ka konfirmuar incidentin dhe ka deklaruar: “Unë pashë vdekjen me sytë e mi dhe kam pasur një aksident të rëndë me makinën time. Jam mirë me shëndet”. 

Avokati shkoi në spital dhe pas ndihmës mjekësore u largua për në banesë. Avokati Kougias mbron në Greqi çështjen e Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe nga autoritetet shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy