“Janë larguar 900 mijë shqiptarë”, Harxhi: Të dhënat e Censit bien ndesh me ato të Eurostat

“Janë larguar 900 mijë shqiptarë”, Harxhi: Të dhënat e Censit bien ndesh me ato të Eurostat

Edith Harxhi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se të dhënat e Censit janë manipuluar dhe kjo sipas saj vihet re në të dhënat që ka publikuar Eurostat.

Sipas Harxhit nga Shqipëria janë larguar jo mbi 400 mijë shqiptarë, por 900 mijë dhe këta rezultojnë si shtetas në vende të BE-së.

“Shifrat e Eurostatit janë shifra- duke qenë se unë kam punuar me çështjet e ministrisë së Punëve të Jashtme, ku merrnim shifrat e kufirit në vendet anëtare, vendet e BE-së, ato janë shifrat që regjistron Eurostati në pikat e hyrjes së BE-së dhe i kanalizon me shtetet anëtare, vendet anëtare. Cilët janë ata që qëndrojnë, që kërkojnë azil, që kanë marrë letra. Cilët janë ata që janë të paligjshëm ose janë në proces azili sipas Eurostatit.

Aktualisht janë 478.245 të larguar me dokumenta të rregullta. Po flasim prej 2012 deri sot. 191.670 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE dhe 311,650 shqiptarë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme, por e gjithë kjo shifër shkonte 940 mijë. Këtu nuk futen vënde të cilat janë jashtë BE, pra nuk futet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Britania e Madhe apo vendet të tjera.

Pra, ne sot kemi sipas Eurostatit, dhe unë sapo kam përfunduar një studim të OECD-së përpara dy muajsh, që i referohet Eurostatit pikërisht nga pikat hyrëse të kufirit.

Drupal Ad

Sipas Eurostatit, janë afërsisht 940 mijë shqiptarë të cilët janë larguar dhe nuk janë kthyer.

Këta e nxjerrin katërqind mijë dhe sa janë aktualisht nëntëqind e dyzetë sipas EuroStat që kanë kaluar kufirin.

Më falni, jo, kanë kaluar kufirin, por janë regjistruar në pikat kufitare të vendeve të BE dhe vendet anëtare janë të detyruara t'i dërgojnë Eurostatit numrin e atyre të cilët janë marrë dokumenta janë të ligjshëm, atyre të cilët janë të paligjshëm dhe atyre të cilët janë në proces azili.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy