Kushtet në trafikun urban, qytetarët: Problem vonesat në orare dhe mungesa e kondicionerëve

Kushtet në trafikun urban, qytetarët: Problem vonesat në orare dhe mungesa e kondicionerëve

Prej ditësh vendi ynë është mbërthyer nga temperature të larta. Ndërkohë një pjesë e mirë e qytetarëve si zgjidhje për të përmbushur nevojat si për të shkuar në punë por jo vetëm kanë zgjedhur të lëvizin me urban.

Drupal Ad

 

 

 

Përmes një vëzhgimi të bërë nga gazetarja Luela Gaxhja në kryeqytet si dhe prononcimet e vetë qytetarëve ankesat e tyre të shumta lidhen kryesisht me vonesat e orareve.

Sipas tyre një tjetër problem mbeten dhe kondicionerët në urbane ku në disa janë funksionalë dhe në të tjerë jo.

-Udhëtimi shkoi shumë mirë, por kondicioner nuk kishte. Nuk kemi çfarë të bëjmë këto janë kushtet dhe kur i themi kontrollorët thonë që s’kemi çfarë të bëjmë. Jemi të detyruar të udhëtojmë dhe me këto kushte sepse s’kemi zgjidhje tjetër.

-Nuk udhëtoj shumë shpesh, por me ata që udhëtoj kanë pasur kondicioner. Unë përdor Uzinën dhe ai ka pasur, për të tjerët nuk flasë dot.

-Udhëtoj shpesh me urban, pak vonesa kanë por janë rregulluar disi. Sa për kondicionerët disa i hapin, disa ndoshta dhe s’kanë, por ka dhe shumë njerëz brenda.

-Udhëtimi dhe shoferët janë shumë në rregull. Urbani ka orare dhe ata nuk vonohen, kondicionerët disa herë janë aktivë, në disa raste të tjera jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy