Patozi ironizon takimin informal të Ramës me ministrat: Mund të jetë hera e fundit që …

Patozi ironizon takimin informal të Ramës me ministrat: Mund të jetë hera e fundit që …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Facebook" takimin informal të Kryeministrit Edi Rama me ministrat e rinj të qeverisë në Velipojë.

Patozi është shprehur se “mbajini mend mirë këto pamje, se mund të jetë hera e fundit që i shikoni ato burra dhe gra si ministra, pavarësisht se me veshje jozyrtare, duke hyrë e dalë, jo nga zyrat e shtetit, por prej hoteleve turistike”.

Statusi i plote

MUND TË JETË HERA E FUNDIT

E bën mirë që i mbledh ministrat e padekretuar ende, qoftë edhe në takime informale, sepse besohet që çdo konsultim apo debat është më mirë se sa t’i dish dhe t’i bësh të gjitha vetë.
Por që i nxjerr në TV dhe prodhon kaq shumë lajme dhe thashetheme për to, kjo nuk shpjegohet dot me logjikë normale.
Sepse të gjithë e dinë se kur qeveria të votëbesohet, nuk do të ketë më, as lajme dhe, as njoftime, si për mbledhjet, ashtu edhe për vendimet e saj. 
Por gjithcka do të rrotullohet dhe qendërzohet rreth asaj që do të thotë dhe më pas do të ekzekutojë “timonieri” i vetëm i Republikës së Re. Marrëveshja e 18 majit ia bëri edhe këtë të mirë Shqipërisë. I shtoi ndriçimin dhe frymëzimin udhëheqësit.
Ky është rasti i vetëm në botë, kur seancave stërvitore të një skuadre i jepet më shumë rëndësi se sa ndeshjes.
Ndaj mbajini mend mirë këto pamje, se mund të jetë hera e fundit që i shikoni ato burra dhe gra si ministra, pavarësisht se me veshje jozyrtare, duke hyrë e dalë, jo nga zyrat e shtetit, por prej hoteleve turistike.
Që prej të hënës ata mund të kthehen të gjithë në identitet, si figurantë të një qeverisje tërësisht personale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy