
Pas deklarimeve të dhëna para oficerit të policisë gjyqësore, dy vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit janë lënë të lirë. Ata janë shprehur se nuk kishin dijeni që i vëllai kishte armë me vete dhe se nuk arritën të parandalonin dot masakrën me tre të vrarë në qendër të qytetit të Klosit.



