VKM për pensionet/ Nunaj: E paqartë si do administrohet skema. Soko: Problem, mungesa e të rinjve në tregun e punës

VKM për pensionet/ Nunaj: E paqartë si do administrohet skema. Soko: Problem, mungesa e të rinjve në tregun e punës

Vendimi i mbledhjes së fundit të Qeverisë për të diskutuar disa ndryshime në ligjin e pensioneve ka nxitur reagime dhe analiza nga ekspertët e ekonomisë. 

 

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj shpjegoi për emisionin “MCN Economy” se ndryshimet prekin pensionistët e punësuar, njohjen e periudhës së kujdesit për fëmijët si periudhë sigurimi dhe skemën e re të kontributeve të mbështetura nga shteti.

 

Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë Pano Soko e konsideron nismën si të pamjaftueshme për të zgjidhur problemet strukturore të skemës së pensioneve. 

 

Sipas tij, sfida kryesore mbetet raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve, i ndikuar drejtpërdrejt nga emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtore. Debati vjen në një moment kur mijëra pensionistë vazhdojnë të jenë aktivë në tregun e punës.

 

Teuta Nunaj:

Nëse bëhet fjalë për ndryshime, bëhet fjalë për ndryshime në ligjin aktual të pensioneve. Një nga elementët lidhet me faktin që të ketë një ndërhyrje për pensionistët e punësuar. Një ndërhyrje e dytë është për individët që janë me statusin e kujdestarit të fëmijës për shembull, kjo periudhë të njihet si periudhë sigurimi. 

 

Kryeministri theksoi si faktin numrin 1, që kontribuuesi ose i punësuari të derdhë një kontribut, por dhe qeveria të paguajë një kontribut. Por ende nuk është përcaktuar nëse ky kontribut do të përfshihet në një skemë më vete. Dhe as se kush do të jetë administratori, nëse do të jetë si një fond privat apo shtetëror. Për momentin jemi ende te deklarata që qeveria të nxisë kontributet. Edhe pensionistët e punësuar vazhdojnë të derdhin kontribute. 

 

Partia Demokratike propozon që ky kontribut për sigurimet shoqërore, nëse pensionisti vazhdon të jetë i punësuar, të mos derdhet më. PD parashikonte që kjo periudhë pune katër vjeçare, të jetë një periudhë jo sigurimi, që të mos derdhë kontribut për sigurime shoqërore, por të paguajë kontributin për të ardhurat personale. 

Që do të thotë që nëse një individ ka 38 vite pune dhe përfiton pension të pjesshëm se i duhen 39 vite, kjo periudhë 4 vitesh punë, nuk do i rillogaritet... çka do të thotë që gjithçka që ndodh pas pensionit të mbetet i paprekur.

 

Pano Soko:

Të gjitha propozimet e Kryeministrit, më duken si copëza mendimi që i vijnë në darkë dhe i thotë në mëngjes. Ne jemi duke humbur vit pas viti raportin, kur në thelb të skemës së pensioneve qëndron matematika. Raport mes kontribuuesit dhe përfituesit. 

 

Skema është e detyrueshme që për të qëndruar në këmbë, do të qëndrojë në këmbë për sa kohë raporti mes kontribuuesit dhe përfituesit do e lejojë që të qëndrojë në këmbë. Problem për ne është largimi i krahut të punës. Ky po bën disa meremetime dhe po mundohet që t’i paraqesë si skemë të re. Përveç një valence të lehtë politike që mund të shërbejë në këtë rast, nuk e shoh të ketë përfitime. 

 

Ka një sfond elektoral politik, por në fund nuk e shikoj substancial. Tregues i problemit është se ne nuk kemi të rinj për të futur në punë dhe fusim pensionistët. 13 mijë pensionistë që vazhdojnë të punojnë, nuk janë pak. Kjo tregon se ne nuk kemi njerëzit që duhen për të mbushur vendet e punës dhe ne marrim pensionistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy