“Qëlluan me armë”, banorja e Baks-Rrjollit: Duan të na intimidojnë, policia nuk na dha asnjë informacion (VIDEO)

“Qëlluan me armë”, banorja e Baks-Rrjollit: Duan të na intimidojnë, policia nuk na dha asnjë informacion (VIDEO)

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë prej disa muajsh rezistencen e tyre për pezullimin e ndërtimit të resortit nga kompania Gener 2-shi.

 

Këtë të shtunë, sipas tyre në kantierin e ndërtimit ka patur krisma armësh, për të trembur dhe larguar protestuesit.

 

Lidhur me këtë çështje, Luçiana Kokaj, banorë dhe protestuese në Rrjoll tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion.

 

Sipas Kokajt dhe banorëve të tjerë, kjo po bëhet me qëllimin për të intimiduar banorët.

 

Jemi pothuajse çdo ditë duke bërë rezistencë për të mbrojtur tokën tonë, pavarësisht falsifikimeve që janë bërë. Ne ishim në rrugë, resorti po ndërtohet në bregdet. Ne ishim tek rruga në mal. Ka pasur të shtëna armësh. Nuk e di nga kanë ardhur. I kemi dëgjuar të shtënat nga kantieri. Nuk mund ta themi kush ka qenë. Policia lëvizi nga aty dhe nuk na dha asnjë informacion, nga erdhën, si erdhën. A ishin nga security, apo dikush tjetër? Kërkuam të informoheshim, besojmë që ka qenë gjë e qëllimtë për të trembur banorët dhe personat që vinë për të na mbështetur. Banorët nuk tremben se po mbrojnë tokën e tyre. Të gjitha këto veprime banale janë të pavend. Çështja është në prokurori dhe gjykata. Nuk është mënyra e duhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy