Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës (VIDEO)

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës (VIDEO)

Në Durrës është shënuar viktima e parë si pasojë e përmbytjeve, ku dyshohet se një 54-vjeçar e ka marrë rrjedha e ujit. 

Trupi i të ndjerit është gjetur në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak.

Sipas korrespondente së Mcn Tv viktima është Astrit Hysenaj, punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. 

Sipas burimeve viktima kishte shkuar për të verifikuar situatën.

 

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy