Kreu i KQZ-së ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Denar Biba ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra dy ditë më parë, pas marrëveshjes Rama-Basha, në bazë të së cilës i jepet opozitës posti i kreut të KQZ-së. Vendin e Bibës pritet ta marrë anëtari i KQZ-së, Klement Zguri.
Ndërkohë, vetë Biba e cilëson largimin e tij “një ndryshim kuajsh në mes të lumit”.
Statusi i Bibës
Sipas ligjit te Merfit, "nese dicka e keqe do te ndodhe, atehere ajo do te ndodhe ne momentin me te keq te mundshem".
Ja keshtu edhe ky "ndryshim kuajsh ne mes te lumit", i padeshirueshem nga kendveshtrimi i ngushte i stabilitetit te institucioneve, por i nevojshem per stabilitetin e vendit.
Personalisht e konsideroj nje aksident profesional pergjate nje karriere te konsoliduar, qe nuk ka asnje pasoje te pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kane qene shkak per evolucionin njerezor, dhe une e kam te provuar mese njehere kete.



