Bardhi: Të tërhiqen Basha dhe Berisha! Alibeaj: Të hiqet dorë nga gjuha përçarëse

Bardhi: Të tërhiqen Basha dhe Berisha! Alibeaj: Të hiqet dorë nga gjuha përçarëse

Ka përfunduar pas afro gjashtë orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në përfundim të saj, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, deklaroi se i ka kërkuar Lulzim Bashës që të tërhiqej së bashku me shkaktarin tjetër të problemit ku ndodhet PD, Sali Berishën.

Një tërheqje e të dyve, do të ishte rruga për të gjetur bashkimin e Partisë Demokratike, që të bëhet alternativë qeverisëse. Do të duhet të gjejmë një zgjidhje, përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Sa kohë që ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të tërhiqen të dy, për të gjetur rrugën e zgjidhjes për të bashkuar demokratët. Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për të bërë hap pas, por për të mundësuar zgjidhjen, duke kapërcyer dhe veten.

Sipas Bardhit, zgjidhja vjen përmes bashkimit të demokratëve, duke nënvizuar se secili si Berisha dhe Basha janë kthyer në problem për PD.

Nga ana e tij nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, tha në dalje të selisë blu, se secili duhet të bëjë një hap pas.

Hap pas, do të thotë çdo zgjidhje që heq problemin. Nga zoti Berisha, heqje dorë nga gjuha përçarëse. Ajo që besoj unë se demokratët po lëngojnë, është të heqim dorë nga gjuha përçarëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy