Mediat serbe spekulojnë: Kosova humb mbështetjen e SHBA-së

Mediat serbe spekulojnë: Kosova humb mbështetjen e SHBA-së

Mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë dhe të bëjnë propagandë anti-shqiptare, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një artikull i botuar së fundmi nga e përditshmja serbe "Kurir".

Në versionin e shtypur por që është botuar edhe publikuar në portalin e Kurir, thuhet se Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjoja se është i pakënaqur me autoritetet në Prishtinë, të cilët e kanë keqpërdorur deklaratën se Kosova do të bëhet me ushtri, dhe se trupat amerikane do të tërhiqen nga territori jonë’.

Sipas kësaj të përditshme që jo rrallë herë boton artikuj të ndryshëm kundër shqiptarëve dhe Kosovës, thuhet se shqiptarët e Kosovës në krye me presidentin e Hashim Thaçi janë në panik të plotë, pasi që e kanë humbur mbështetjen e SHBA-ve.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, planifikon që në mënyrë rrënjësore ta ndryshojë politikën e Washington-it në raport me Prishtinën, dhe se një pjesë e këtij plani ka të bëjë me atë se si do t’ia lërë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin t’i mbajë frerët në Kosovë. /Telegrafi/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy