“Xhadat”/ Premton stadiumin, sjell topin. Stadiumi për 100 vjetorin e ekipit (VIDEO)

“Xhadat”/ Premton stadiumin, sjell topin. Stadiumi për 100 vjetorin e ekipit (VIDEO)

Një nga stadiumet më të njohura të futbollit shqiptar, Besa e Kavajës, vuan sot më shumë se kurrë investimin në infrastrukturë. Pesë muaj më parë "Xhadat" transmetuan lënien në harresë të stadiumit nga Bashkia e këtij qyteti.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të 14 majit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës Fisnik Qosja deklaronte se mungesa e vëmendjes që Bashkia e Kavajës ka pasur deri më tani ndaj sportit do të marrë fund pas zgjedhjeve të 14 majit.

Pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja më 22 shtator postoi në rrjetin social Facebook, disa foto dhe video të topit të artë të vendosur në hyrje të qytetit të Kavajës, me mbishkrimin Besa. Teksa sportdashësit prisnin stadiumin, kryetari u bëri topin. Qytetarët shprehen se kanë më shumë se 10 vjet që nuk kanë parë një ndeshje në stadium.

“Xhadat” intervistuan kryetarin e Bashkisë së Kavajës, i cili deklaroi se më 25 tetor, në 98 -vjetorin e themelimit të ekipit Besa do të prezantoj projektin për stadiumin e ri.  

Qosja theksoi se në 100 vjetorin e themelimit të Besës së Kavajës stadiumi i ri do të jetë gati.

“Ndërtimi i topit në hyrje të qytetit është një indicie që diçka po vjen. Kam një projekt të detajuar që do të shoh edhe buxhetin e bashkisë dhe do të bashkëpunoj edhe me federatën. Edhe me Edi Ramën, e ftoj që të na mbështesë"- u shpreh ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy