
Disa prej kontrollorëve të trafikut ajror të AlbControl janë rikthyer në detyrë.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka konfirmuar rikthimin e tyre. Përmes një postimi në Twitter, Balluku theksoi se Albcontrol është kthyer në normalitet të plotë.
Mes të tjerash ajo tha se kontrollorët e kthyer i janë përgjigjur thirrjes se qeverisë që të paraqiten në vendet e punës. Ndër të tjera ajo e ka quajtur këtë grevë, plan për pengmarrje, që sipas saj dështoi.
“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku.



