Presidenti polak flet në Parlamentin e Ukrainës: Asnjë vendim nuk do të merret pa ju

Presidenti polak flet në Parlamentin e Ukrainës: Asnjë vendim nuk do të merret pa ju

Presidenti polak ka dhënë një mesazh mbështetjeje të fortë për Ukrainën gjatë fjalimit të parë personalisht të një lideri të huaj në parlamentin e Kievit, që nga fillimi i agresionit rus.

Gjatë fjalës së tij Andrzej Duda falënderoi Ukrainën për mbrojtjen e Europës kundër asaj që ai e quajti “imperializmi rus”.

“Bota e lirë, ka fytyrën e Ukrainës. Asnjë vendim për të ardhmen tuaj nuk do të merret pa ju.

Duda tha se thirrjet e fundit për Kievin për të negociuar me Presidentin rus, Vladimir Putin, madje edhe për t’u plotësuar disa nga kërkesat e tij, ishin shqetësuese.

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, duke pranuar miliona refugjatë që ikin nga luftimet dhe duke dërguar tanke dhe raketahedhës në ushtrinë ukrainase.

Duda, i cili mori duartrokitje të vazhdueshme pas fjalimit të tij, tha se Polonia do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar Ukrainën të bashkohet me Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy