Shkolla “Emin Duraku”, dëmet e tërmetit mbulohen me llaç (VIDEO)

Shkolla “Emin Duraku”, dëmet e tërmetit mbulohen me llaç (VIDEO)

Riparohen nga jashtë dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në shkollën “Emin Duraku”, në kryeqytet. Tri ditë pasi një grup prindërish i dërguan një peticion Ministrisë së Arsimit, të cilës i kërkonin certifikatën e sigurisë për ndërtesën, një ekip i Bashkisë së Tiranës ka nisur riparimet në fasadën e shkollës.

Shkolla 9 vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë, ishte ndër shkollat që pësoi dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pavarësisht njoftimit të Ministrisë së Arsimit për nisjen e procesit mësimor të hënën, prindërite nxënësve të kësaj shkolle e kundërshtuan këtë vendim.

Një ditë më parë, rreth 300 prindër i kërkuan kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, dhe ministres Besa Shahini, të ndërhyjnë në riparimin e strukturës së dëmtuar.

Në një protestë paqësore, një pjesë e tyre, me profesion inxhinierë dhe arkitektë, thanë se shkolla 9-vjeçare ka dëmtime serioze dhe vë në rrezik jetën e fëmijëve.

Në protestën paqësore, prindërit kanë diskutuar me njëri – tjetrin për ngritjen e një bordi ekspertësh nga ana e tyre për t’iu bashkuar grupit të inspektorëve të ndërtimit në verifikimin dhe ekspertizën e dëmeve.

Riparimet kanë nisur që dje, në mënyrë të shpejtë dhe jo transparente në pjesën e pasme të shkollës, ku ka çarje të parapetit dhe një pjese të mureve. Nxitimthi është riparuar edhe një dëmtim i traut në brendësi të shkollës duke izoluar në një kohë të shkurtër dëmtimet e krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy