Fruthi përhapet në Evropë, 200 mijë raste vetëm gjatë shkurtit

Fruthi përhapet në Evropë, 200 mijë raste vetëm gjatë shkurtit

Fruthi në Europë ka marrë përmasat e një epidemie. Më shumë se 200 mijë raste janë regjistruar në disa vende të kontinentit të vjetër vetëm gjatë muajit shkurt. Rumania, Italia, Gjermania, Greqia dhe Franca janë vendet që më së shumti po përballen me infeksionin që mund të bëhet kërcënim për jetën.

Autoritetet shëndetësore në Britani kanë paralajmëruar prindërit që udhëtojnë drejt vendeve të Europës të vaksinojnë patjetër fëmijëtt e tyre.

OBSH thotë se frika nga vaksinat dhe neglizhenca janë shkaqet pse shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj këtij infeksioni.

Një rol të madh në shmangien e vaksinës së fruthit ka pasur edhe një teori e hedhur në vitin 1995 nga gastroenterologu Andrew Wakesfield, i cili e lidhi vaksinën MMR me sëmundjen e zorrëve dhe autizmin. Këto pikëpamje janë hedhur poshtë, megjithatë frika nga vaksina ka mbetur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy