
Sot pas mesnate akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara, në atë që njihet si ora verore. Zyrtarisht ora ndryshoi në orën 02:00. Në atë moment akrepat shënuan orën 03:00.
Ky orar do të qëndrojë deri në 31 tetor. Me orën e re dita do të jetë më e gjatë.
Mekanizmi i ndryshimit të kohës që na ka shoqëruar për dekada, mund të ndryshojë në vendet e ndryshme të Evropës nga viti i ardhshëm: në fakt, midis polemikave të pafundme Parlamenti Evropian
vendosni për t'i dhënë lamtumirën orës verore, duke e lënë secilin shtet të lirë të zgjedhë se cilën orë do të mbajë.
Parlamenti Europian ka miratuar propozimin për heqjen e orës verore duke nisur nga ky vit, por disa vende kanë vendosur të mos e bëjnë këtë duke i qëndruar besnik orarit të dyfishtë.
Ndryshimi i orës nisi që në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.
Në Itali, Terna, kompania që administron rrjetin kombëtar të transmetimit të energjisë elektrike, ka llogaritur që me kthimin e kohës së verës "në 7 muajt e ardhshëm në vend do të kemi ndikime pozitive për sistemin e energjisë nga pikëpamja elektrike, mjedisore dhe ekonomike".
Nga 2004 në 2020, Terna zbuloi se konsumi më i ulët i energjisë elektrike për Italinë, për shkak orës verore, ishte afërsisht 10 miliardë kilovat orë dhe çoi, në terma ekonomikë, në kursime për qytetarët prej 1 miliard e 720 milionë euro.
Referuar ANSA



