Parukeria shqiptare pyeste klientet kur iknin me pushime, ish-burri i vidhte shtëpinë

Parukeria shqiptare pyeste klientet kur iknin me pushime, ish-burri i vidhte shtëpinë

Raste nga më të ndryshme të vjedhjeve ndodhin me hajdutët, por ky i fundit i cili është zbuluar nga policia italiane është pak i çuditshëm.

Policia italiane gjatë operacionit "Stoli" ka arrestuar 4 persona shqiptarë me inicialet PDZP, të moshës 25 vjeç si dhe CP dhe CL 26 vjeç.

Sipas mediave italiane personi i infiltruar në këto grabitje ishte një grua shqiptare e cila punonte floktore dhe gjatë kohës që ajo punonte pyeste klientët e saj për fundjavat ose kur do të iknin për pushime, dhe pasi e merrte këtë informacion ajo ia tregonte ish burrit të saj i cili me disa persona të tjerë kryente vjedhjet në banesa të ndryshme.

Sipas policisë grupi ka kryer mbi 40 vjedhje në shtëpi private në zonën e Modena, duke përfshirë Carpi, Soliera, Mirandola, Cavezzo dhe San Prospero.    

Në rrjedhën e hetimeve, janë konfiskuar nga policia objekte të vjedhura si dhe 10 mijë euro në para cesh, si dhe mallrat që dyshohet se janë vjedhur gjatë grabitjeve të shumta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy