Regjisori Kastriot Çipi është i mendimit se të gjithë popujt që kanë jetuar me shekuj brenda kufijve të tyre, kanë të drejtë të vendosin nëse duhet të pranojnë ose jo të huaj brenda territorit të tyre.
Duke folur për çështjen e emigracionit në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se nuk është e vërtetë që emigracioni nuk frenohet, duke thënë se frenohet nëse kontrollohen kufijtë.
Ai ngriti pikëpyetje se pse nuk janë të shqetësuara qeveritë perëndimore për rënien e lindshmërisë.
Nëse nuk blen dot shtëpi, por jeton me qira, puna nuk është më e sigurtë, sigurisht që do bjerë lindshmëria.
Njerëzit e diplomuar nuk është se nuk i duan fëmijët, por nuk i bëjnë dot. Duan 5 vjet të mbarohet shkolla. Pas shkolle nuk e ke më të sigurtë punën, se nuk ka treg pune.
Ndërkohë ti je në borxh që ke bërë shkollën, se ti ke paguar. Pse kur kishte politika pro lindjeve, kishte lindshmëri më të lartë dhe në Europë dhe në Amerikën e Veriut.
Nga emigracioni përfiton vetëm një grup biznesmenësh që marrin një krahë të lirë pune. Pse në të njëjtën kohë ka të papunë dhe ka nevojë për punë?
Gjermania ka disa miliona të papunë, pse i ka? Pse i jep pension social atij që nuk pranon të punojë? Ti si qeveri i thua s’do të punosh, mos puno. Ato para i paguaj unë.
Vjen refugjati që ka ikur nga lufta, do mbështetje shtetërore dhe i paguaj prapë unë, që paguaj nga taksat.
Jam që qytetarët të marrin asistencë kur humbasin vendin e punës, por me një farë afati. Jo kur unë të ofroj punë dhe ti e refuzon.
Pse të punojnë britanikët apo gjermanët kur marrin pension?
Emigracioni po përdoret për të ndryshuar demografinë dhe krijuar super shtetet.



