Restorantet paralajmërojnë ndryshime çmimesh/ Uka: Bujqësia, një shtëpi pa çati, mishi e vera rritje në 30%

Restorantet paralajmërojnë ndryshime çmimesh/ Uka: Bujqësia, një shtëpi pa çati, mishi e vera rritje në 30%

Rritja e çmimeve të jetesës, kryesisht ato për lëndën e parë, kanë bërë që ndikimi të jetë i dukshëm edhe për baret e restorantet.

Përmes një komunikimi skype me emisionin “MCN economy”, kryetari i Shoqatës së Agroturizmit, Flori Uka, u shpreh se pjesa më e madhe e produkteve që ata marrin për gatim në restorante, janë shtrenjtuar dhe si e tillë, detyrimisht çmimet do të kenë pak rritje.

Sipas Ukës, vetëm mishi e vera janë rritur me 30% .

Të gjitha janë rritur dyfish, pothuajse çdo produkt është rritur, dhe kjo dihet, ne si fermë, kemi mundësinë që edhe produktet e vendit që i marrim, edhe ato kanë rritje, pra të gjithë kanë rritur çmimet.

Mishi, vera, është rritur me 30%, pastaj gazi, pastaj edhe punëtorët kanë pretendimet e tyre. Jemi munduar mos ti rrisim çmimet, bujqësia është një shtëpi pa çati, dhe ne kemi vështirësi, prandaj detyrimisht duhet bërë një ndërhyrje.

Janë disa produkte që janë të parevokueshme, jemi të detyruar të bëjmë rritje, edhe pse mundohemi të kemi rritje më të vogla, p.sh., në vend të kontrafiletos, marrim biftek dhe e përpunojmë me më shumë art e finesë, në mënyrë që fatura mos ti shkoj klientit e shtuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy