
Hisen Berisha, ish-deputet në Kosovë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të interpretohet dhe mos zbatimi i saj rrezikon sistemin poitik dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.
Nuk është aktvendim që mund të interpretohet. Është detyrues është bërë nga niveli më i lartë i interpretimi Kushtetues dhe tani duhet të prodhojë ndryshimin. Ndryshimi do të ishte detyrimi për të konstituuar Kuvendin.
Nëse nuk kryhet kriza e legjitimitetit jo vetëm e deputetëve, por edhe e institucioneve thellohet dhe më shumë dhe Kuvendi konsiderohet si jofunksional. Kjo rrezikon sistemin politik dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës, si shtet që pretendohet se respektohet sundimi i ligjit, prania e ndërkombëtarëve në Kosovë mendoj se do e çojnë vendin apo institucionet e saj drejt masave që do ishin ndërhyrje mbi fuqinë e aktvendim kushtetues.



