
Afrimi i kryetarit të Partisë Demokratike me LSI nuk është pritur mirë nga aleatët e vegjël të opozitës. Në takimin e sotëm që kryedemoktari zhvilloi në selinë blu, me Fatmir Mediun, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin të cilët kanë fituar mandatin e deputetit me siglën e PD, por edhe Agron Duka që nuk mundi të futej në Parlament, janë shfaqur edhe pakënaqësitë e para ndaj flirtit të Bashës me LSI e cila duhet të kujojnë 6 muaj më parë ishte në qeveri me PS-në.
Sipas burimeve të "TemA Tv", aleatët i kanë kërkuar Bashës që kenë një informacion më të qartë për bashkëpunimin me LSI dhe a to jetë edhe kjo parti pjesë e koalicionit opozitar apo do të jet një bashkëpunim për disa pika të caktuara. Kreu i PD Basha nuk ka pasur një përgjigje për këtë gjë por vetëm i ka siguruar se ata janë aleatët e vetëm politikë. Por aleatët i kanë kërkuar Bashës në takimin e sotëm nëse LSI është pjesë e koalicionit opozitar atëher edhe këta të fundit duhet të ndryshojnë edhe regullat dhe strategjinë që kanë pasur gjatë pas zgjedhjeve të fundit.
Një pikë tjetër që aleatët i kanë kërkuar Bashës është mbështetja e tij për ndryshimin e reformës zgjedhor. Sipas tyre sistemi zgjedhor aktual, penalizon partitë e vogla dhe rëndon gjithmon në kurriz të të vegjëlve. Duket se kjo kërkes ka marrë ok e kreut të PD i cili ka premtuar aleatët se do të jetë pro tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
"TemA Tv" mëson se një kërkesë tjetër e aleatëve ishte edhe ndryshimi i hartës territoriale ose më saktë shtim të numrit të njësive administrative, një propozim qe kryetari demokrat i ka parashtruar me herët kundërshtarit politik, por që ka hasur në refuzimin e kreut të mazhorances. Sipas aleatëve Reforma Teritoriale ishte një dështim në zgjedhjet e 2017 dhe kjo kërkon një ndryshim të saj pasi nuk mund të vihet në zgjedhjet e ardhshme lokale me të njëjtin ligj terrirorial.



