
Eksperti i ekonomisë Elvin Meka në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me pagesat bankare sa i përket AIPS, SEPAs për të cilat u shpreh se jemi shumë të krahasueshëm me vendet e zhvilluara të botës.
Ai tha se Banka e Shqipërisë ka tavane për çdo madhësi transaksionesh dhe se bankat nuk mund të vendosin trasferta më të larta se ato të vendosura nga BSH.
Sipas tij hyrja e sistemit bankar shqipatr në SEPA do të anashkalojë shpenzimet pasi disa trasferta do të jenë me kosto zero dhe të tjerat me kosto minimale.
AIPS është një shkurtesë që ka të bëjë me sistemin bankar të shlyerjes së pagesave me monedhën lekë. Çdolloj transferte që kryhet mes klientëve shqiptarë nga banka brenda Shqipërisë realizohet nga AIPS.
Ky nuk është një sistem i ri sepse Banka e Shqipërisë ka afërsisht 20 vite që e ka në operim këtë sistem i cili që në fillim është konsideruar si sistem i shpejtë pagesash dhe më të avancuara dhe në këtë pikë mund të themi se jemi shumë të krahasueshme me vendet më të zhvilluar të botës.
Pjesa e dytë e sistemit të pagesave ka të bëjë me sistemin e shlyerjes së pagesave të vogla, bëhet fjalë për adresimin e atyre pagesave që klientët individë bëjnë me njeri tjetrin.
Këtu maksimumi ka një tavan ky lloj sistemi e reja që ka sjellë BSH është që për të lehtësuar përdorimin e ka ulur nivelin me uljen e përgjithshme të kostos të cilat nuk mund të vendosin tarifa më të larta se tavani.
Dhe aspekti i dytë ka të bëjë me atë të përdorimit elektronik të pagesave që klientët dhe konsumatorët shqiptarë të mos shkojnë përditë në banka por përmes mjeteve elektronike.
Ndërsa lidhur me pagesat nga Shqipëria drejt zonës SEPA, Meka sqaroi se kjo është pozitive për shkak të shkurtimit të shpenzimeve pasi kostot e ndërmjetësimit kanë qenë shumë të larta.
Hyrja e pritshme, bërja faktike e këtyre transfertave është plotësisht operacionanele dhe për të arritur aty duhet të presim sepse BSH dhe banka tregtare po vazhdojnë konsultimet për ta vënë në praktikë.
Çdo pagesë swift është e detyruar të paguajë shtesë tarifën. Aplikimi SEPA, apo hyrja e sistemit bankar në SEPA do të anashkalojë një pjesë të konsiderueshme të këtyre pagesave sepse jo çdolloj transferte do jetë e njëjtë, nëse e do transfertën të shpejtë do ketë një kosto.
Ajo që është e rëndësishme është se pavarësisht se do paguash kosto do jenë shumë herë më të ulëta se sa ato që ne paguajmë si klientë shqiptar. Një tjetër elementë është se konsumatorët shqiptarë prej dy vitesh kanë funksionale dhe transfertat në euro.



