Ligji anti-LGBT i Hungarisë është një 'turp' thotë Ursula von der Leyen

Ligji anti-LGBT i Hungarisë është një 'turp' thotë Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka quajtur ‘turp’ vendimin e fundit të qeverisë hungareze dhe ka njoftuar që ekzekutivi i saj do t'i dërgojë një letër zyrtare Hungarisë mbi ligjin e fundit anti-LGBT.

Ligjvënësit hungarezë miratuan këtë muaj një projekt-ligj që e bën të paligjshëm portretizimin e homoseksualitetit dhe ndryshimin e seksit në materialin arsimor shkollor dhe programet televizive për personat nën moshën 18 vjeç, shkruan Euronews.

Qeveria e Kryeministrit Viktor Orban argumenton se ligji synon kryesisht pedofilinë.

Konflikti midis komunitetit LGBT dhe pedofilëve është denoncuar ashpër nga ekspertët e të drejtave të njeriut dhe shoqëria civile për përjetësimin e stereotipeve të dëmshme.

"Ky projekt-ligj hungarez është një turp," tha von der Leyen të mërkurën.

"Unë kam udhëzuar Komisionerët e mi të përgjegjshëm Evropianë ti shkruajnë një letër autoriteteve Hungareze duke shprehur shqetësimet tona ligjore përpara se projektligji të hyjë në fuqi. Ky projektligj qartë diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual dhe shkon kundër të gjitha vlerave themelore të Bashkimit Evropian” shton von der Leyen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy