Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha gjatë një konference me gazetarët se situata ekonomike në vend po shkon në kolaps duke nënvizuar se kemi hyrë në një krizë të konsumit. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se çështja e borxhit publik është më alarmante se kurrë.
Do doja të ktheheshim në situatën e brendshme, situata ekonomike po përkeqësohet, papërgjegjshmëria menaxhimit të borxhit publik po çon në kolaps të plotë të gjithë situatës e sidomos të familjeve. Borxhi publik që ende është i paqartë për shkak të mungesës së transparencës rrezikohet nga faktorët e rinj si rritje e normave të interesave. Banka kombëtare është angazhuar në rriten e normave të interesave dhe ka paralajmërua se mund të vazhdojë. Borxhi i jashtëm është 34% i borxhit total dhe interesat janë rritur në të gjitha vendet. Çdo borxh i jashtëm do të ndikohet nga rritja e normës së interesit. Rritja e çmimeve është galopante dhe ka artikuj të caktuar ku rritja është 100%, kjo papërgjegjshmëri po çon në kolaps të ekonomisë kombëtare dhe familjare. Kemi hyrë në një krizë të konsumit, ku gjatë 7 mujorit të parë, importet shënojnë rënie mujore. Do të theksoja që në 7-mujorin e parë të këtij viti kemi importuar 20% më pak minerale dhe lëndë djegëse. Përsa i takon importeve të drithërave jemi minus. Faktor tjetër shqetësues është rënia e fortë në sasi që kanë pësuar dhe plehruesit me bujqësine me 62% më pak se një vit më parë.
Situata e rëndë që po ballafaqohet vendi për shka të mungesës së plotë të përgjegjeësisë të çësaj qeveria. Çështja e borxhit më alarmante se kurrë.



