Haradinaj drekë pune në Shkup me komisionerin Hahn: I kërkova liberalizimin e vizave sa më shpejt

Haradinaj drekë pune në Shkup me komisionerin Hahn: I kërkova liberalizimin e vizave sa më shpejt

Në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup të Maqedonisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një drekë pune me komisionerin e BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. I pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat që u diskutuan në këtë drekë pune, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në këtë takim u theksua që digjitalizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është parakusht elementar për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në mes tjerash, Kosova konfirmoi bashkërenditjen e saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor në heqjen e tarifave të roamingut brenda këtyre vendeve në fazën e parë dhe më pas me shtetet e BE-së, si dhe angazhimin konkret në digjitalizimin e Administratës Publike.

Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Shkup të Maqedonisë dhe Kosova po përfaqësohet nga vetë Kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e vendit.

Por në rrejtin social "Facebook", kreu i qeverisë së Kosovës ka shkruajtur se vedni i tij ka shënuar përparime sidomos në sundimin e ligjit dhe Komisionerit Hahn i kërkova që Kosova të përfshihet në liberalizim të vizave në afat optimal.

Haradinaj thekson se në takim me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, shpreha përkushtimin e Kosovës që të rreshtohet me shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e paqes dhe bashkëpunimit reciprok, që të përshpejtohet rruga jonë drejt BE-së.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy