
Austria është bërë vendi i parë në Evropën Perëndimore që rivendosi një bllokim të plotë të Covid-19 këtë vjeshtë për të trajtuar një valë të re infeksionesh.
Vjen disa ditë pasi rreth dy milionë njerëz që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 u vendosën nën rregullat e bllokimit pasi vendi përballet me një rritje të rasteve.
"Ne nuk po e bëjmë këtë hap lehtë, por fatkeqësisht është i nevojshëm," tha në atë kohë kancelari Alexander Schallenberg.
Aktualisht, personat e pavaksinuar lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për arsye të kufizuara, si puna ose blerja e ushqimit. Këto rregulla do të zbatohen për të gjithë popullsinë nga e hëna.
Një vendim tjetër i fortë është detyrimi për të bërë vaksinën për këdo qytetar të Austrisë duke filluar nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm.
Kjo vjen për shkak të ecurisë problematike me vaksinimin në vend, gjë që sipas ekspertëve ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të rasteve me koronavirus gjatë muajve të fundit.
Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër Covid-19, një nga normat më të ulëta në Bashkimin Evropian ku rastet janë në rritje.
Austria ka regjistruar më shumë se 15,000 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.



