India izolon 1.3 miliardë njerëz për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në vend

India izolon 1.3 miliardë njerëz për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në vend

India, vendi i dytë në botë për numrin e popullsisë, ka urdhëruar të martën një izolim 21 ditor për 1.3 miliardë njerëz, si një masë parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se deri nga mesi i muajt maj, mbi një milion njerëz në Indi mund të infektohen me koronavirus.

Lidhur me këtë raport, Qeveria ka vendosur të pezullojë të gjitha udhëtime ajrore dhe rrugore, transportin e trenave, bizneset dhe shkollat.

Kryeministri Narendra Modi, të martën, deklaroi se asnjë qytetar në Indi nuk do të lejohet të  dalë nga banesa për tre javë.

Ai tha se kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten nga koronavirusi. Modi u shpreh se çfarë do që të ndodhë, ne do të qëndrojmë në shtëpi.

Çdo qytet, çdo zonë, çdo rrugë, çdo fshat do të jenë të mbyllura”, tha ai, duke deklaruar më tej se vendi do të kthehej shumë vite pas nëse nuk do izoloheshin për të luftuar kundër virusit.

Shumë njerëz u drejtuan drejt dyqaneve në Delhi dhe Mumbai e qytete të tjera për të blerë  materialet ushqimore dhe gjëra të tjera bazike para se urdhri i ndalimit të hynte në fuqi.  

India ka raportuar deri tani 482 raste me koronavirus, ndërsa 10 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Por, vendi po përjeton një gjendje alarmi pasi virusi mund të përhapet në komunitetet e varfëra, ndërsa sektori shëndetësor nuk mund t’iu përgjigjet për shkak të mungesës së materialeve të nevojshme shëndetësore./Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy