Njëmbëdhjetë diplomatë dhe 29 zyrtarë administrativë të Ambasadës Ruse në Bukuresht do të largohen nga Rumania sot, pas kërkesës së qeverisë rumune më 8 qershor. “Vendimi pasqyron nivelin aktual të marrëdhënieve dypalëshe, pas luftës së agresionit të nisur nga Moska kundër Ukrainës:, , thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bukureshtit. Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur se Ekziston një "rrezik serioz" që Rusia mund të shkaktojë një shpërthim të kontrolluar në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, potencialisht i aftë për të lëshuar rrezatim.



