Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në studion e emisionit “Zonë e lirë” në MCN Tv se pas armëpushimit të vendosur, Izraeli do të duhet t’i kthehet problemeve të brendshme, sidomos me rindërtimin. Sipas Kullës, lufta me Iranin tregoi që mbrojtja raketore e
Jemi në një pikë ku Izraeli do të duhet t’i kthehet problemeve të shtëpisë dhe do të ketë probleme shumë me rindërtimin. Media në Izrael, ishte shumë e bllokuar për të mos dhënë të gjitha dëmet që po bënte Irani. Për shumë vite kemi thënë që Izraeli ka një sistem të pathyeshëm të mbrojtjes raketore. Kjo luftë tregoi që nuk funksionoi. Goditën ku donin, bllokuan të gjitha sistemin.
Më tej Kulla tha nëse kjo luftë vazhdon (që sipas ekspertit nuk do ndodhë) atëherë do të fillojë lufta e tretë botërore.
Nëse vazhdon kjo luftë, Izraeli nuk çon dot trupa në Iran. Trump do duhet të mobilizojë 1 milionë trupa dhe të shkojë të pushtojë Iranin. Në anën tjetër duhet të bashkojë Iranin me Kinën me vendet e BRICS dhe me Rusinë dhe të fillojë lufta e tretë botërore.



