Akuzohet për vjedhjen e katër banesave, policia kap në flagrancë 21-vjeçarin

Akuzohet për vjedhjen e katër banesave, policia kap në flagrancë 21-vjeçarin

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një 21-vjeçari i cili po tentonte që të vidhte një banesë në këtë qytet.

Policia me anë të një njoftimi për mediat bën me dijes e arrestim i tij është bërë pasi ai ka kundërshtuar dhe forcat e policisë.

Më tej në njoftimin për mediat që japin uniformat blu behet me dije se  ky shtetas i identifikuar me inicialet T.Q. dyshohet se është autori i katër vjedhjeve të tjera të bëra kohet e fundit në Elbasan.

"Arrestimi u krye pasi në orët e para të mëngjesit në lagjen “5-Maj”, ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetases Sh.M., banuese në Elbasan. Ky shtetas në momemtin e shoqërimit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i katër vjedhjeve të kryera më parë, konkretisht:

  • Më datë 20.10.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.T., ku kanë marrë 40.000 lekë dhe 200 euro.
  • Më datë 29.10.2018, gjatë natës në lagjen “Shënkoll” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B.C., ku ka vjedhur 2 televizorë plazma dhe disa vegla pune me vlerë rreth 2000 euro.
  • Më datë 08.11.2018, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A.B, ku ka marrë një televizor “Plazma”, 32 polësh.
  • Më datë 20.11.2018, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M.P., ku ka marrë 70000 lekë dhe disa bizhuteri", bën me dije policia.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy