Dosja Meta/ Zhabina: I mungonin disa faqe, në të cilat flitej për marrëdhënien me biznesin (VIDEO)

Dosja Meta/ Zhabina: I mungonin disa faqe, në të cilat flitej për marrëdhënien me biznesin (VIDEO)

SPAK ka zbardhur të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tashmë të arrestuar ndërsa ndaj bashkëshortes Monika Kryemadhi është caktuar masa detyrim paraqitjeje. 

Nga afera CEZ-DIA, te lobimi në SHBA e fshehja e të ardhurave, SPAK sqaroi akuzat që rëndojnë mbi Metën, Monika Kryemadhin dhe personat e tjerë të akuzuar, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, të bazuara në gjashtë episode.  

Gazetari Xhevair Zhabina, në studion e “MCN live”, tha se gjate ditës së djeshme, teksa gazetarët kanë marrë dosjen, kanë munguar disa faqe të dosjes që vërtetonin marrëdhëniet mes Ilir Metës dhe biznesmenit Samir Manes.

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur dhe diçka interesante që ka ndodhur, pas rënies në dore të dosjes nga disa gazetarë u vu re që mungonin disa faqe të vendimit. Në ato ishte një pjesë e rëndësishme e hetimit që kryer Prokuroria, në marrëdhënien që ka pasur Monika Kryemadhi me biznesmenin Samir Mane. Ajo pjesë e vendimit mungonte, megjithatë gazetarët e kanë siguruar më vonë dhe më pas ne kemi parë që gjatë tërë ditës mediat e kane publikuar.

Është nga ato ngjarje që gazetarët nuk do reshtin së kërkuari. Vendimi është aty dhe është i plotë 167 faqe, nuk po them se i ka hequr Prokuroria, thjeshtë një pjesë e faqeve që u ra në dorë gazetave, mungonin, por më vone u sigurua.  

 Në dosje ka njerëz të biznesit ndër ta që kanë ndikuar te Kryemadhi që ti krijohen lehtësira në miratimin e një ligji që kishte të bënte me Minierën e Kromit në Bulqizë dhe si përfitim Monika ka dashur të blejë një vilë në zonën Rolling hills, por me pas kjo gjë nuk ka ndodhur dhe transaksion nuk është kryer, por Prokurori thotë se ndryshimi i ligjit nuk është bërë por është mbështetur biznesmeni Samir Mane.

Referuar dosjes, Zhabina thotë se rëndësi për dosjen e SPAK, ka telefoni i sekuestruar në shtëpinë e nënës së Kryemadhit.

Është hetim që shtrihet shumë kohë më përpara 2011, 2012, 2013, 2014, CEZ-DIA ka të bej kur LSI ka qenë ne qeverisje me PD.

Prova kryesore që ka Prokuroria e Posaçme është telefoni i sekuestruar në shtëpinë e mamasë së znj, Kryemadhi dhe nga aty kanë lindur këto veprime hetimore që ka kryer SPAK pasi mbi këto komunikime janë kryer veprime hetimore, nëse këto komunikime mes institucione kanë ndodhur dhe këto janë prova shtesë që faktojnë edhe akuzën mbi të cilën po kryhen hetime.

Personazh kryesor i këtyre bisedave është Kryemadhi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy