Analistët amerikanë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve,  destabilizon rajonin

Analistët amerikanë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, destabilizon rajonin

Dy analistë amerikanë janë shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve si zgjidhja e duhur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ata theksojnë se kjo mund të nxisë konflike të reja dhe mund të destabilizojë rajonin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç takohen të premten në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ideja për korrigjimin e kufijve ose shkëmbimin e territoreve i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij takimi që do të ndërmjetësohet nga Shefja e BE-së për politikën e jashtme, Frederica Mogherini.

David Philips, Drejtor i Institutit të Paqes në Universitetin e Kolumbias në New York, i tha Zërit të Amerikës se ideja e shkëmbit të kufijve është e rrezikshme.

Ndryshimi i kufijve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues. Në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian Presidetentët Thaçi dhe Vuçiç ndodhen në një udhëkryq. Ata mund të zgjedhin ndarjen ose një zgjidhje të negociuar që do t’i jepte më shumë të drejta sërbëve të Kosovës në përputhje me marrëveshjet e arritura. Kjo pastaj do të duhet të çonte në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga Serbia. Kjo është një rrugë më e matur dhe më realiste se sa një zgjedhje e pamatur për ndarje”, u shpreh Philips.

Edhe analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve për motive etnike.

Nuk ka asnjë problem ligjor që Kosova dhe Serbia ta bëjnë këtë, nëse e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin marrëdhënie diplomatike. Unë jam kundër shkëmbimit nëse motivi nuk është shkëmbimi i territorit, por shkëmbimi i popullatave në një përpjekje për të homogjenizuar vendet e tyre. Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike liberale dhe është një drejtim i gabuar për Serbinë dhe Kosovën”, deklaroi Serwer.

Sipas Philips, për të shmangur një rikthim në konfliktet e viteve 1990 në ish-Jugosllavi, është në interesin e Serbisë që të përqëndrohet më shumë në përmirësim e gjendjes së serbëve në Kosovë sesa në idenë e ndarjes së saj.

Serwer është dakord me analistin David Philips se alternativa më e mirë është arritja e një marrëveshjeje që nuk prek kufijtë e tanishëm dhe përqendrohet në përmirësimin e të drejtave të pakicave.

Analistët thonë se përmirësimi i të drejtave të pakicave dhe gjetja e një zgjidhjeje pa prekur kufijtë ekzistues do të përshpejtonte përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy