Më pak radhë në Qafë-Thanë (VIDEO)
Udhëtarët që futen apo dalin në territorin shqiptar, presin më pak në pikën e kontrollit kufitar në doganën e Qafë Thanës. Që nga dita e hënë ka nisur zbatimi i marrëveshjes Një ndalesë-një kontroll, çka ka ndikuar edhe në reduktimin e radhëve të gjata.