Ndotja e ajrit në qytetin Lahore të Pakistanit ka bërë që qindra persona të shtrohen në spital, rreth gjysma e fuqisë punëtore të punojnë nga shtëpia si dhe të mbyllen një sërë shkollash në qytetin e dytë më të madh të vendit që është shtëpia e afro 14 milionë banorëve.
Sipas autoriteteve pakistaneze dhe agjencisë zvicerane IQAir ky është niveli më i lartë i ndotjes i regjistruar ndonjëherë që nga viti 1900.
Si pasojë e një ndotjeje të tille është urdhëruar mbyllja e të gjitha shkollave fillore për një javë, prindërit duhet të sigurohen që fëmijët të mbajnë vazhdimisht maska ndërsa qytetarët duhet të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura si dhe të shmangin daljet e panevojshme.
Qeveria po ashtu përmes një vendimi ndaloi gatimin e ushqimit në zgara si dhe vendosi nisjen e shiut artificial me qëllim luftimin e ndotjes. Sipas eksperteve shkak i një ndotjeje të tillë cilësohet urbanizimi i shpejtë si dhe rritja e popullsisë të cilat kanë lënë pak hapësirë për gjelbërim.



