Kievi merr për herë të parë një furnizim me gaz natyror të lëngshëm nga SHBA

Kievi merr për herë të parë një furnizim me gaz natyror të lëngshëm nga SHBA

Ukraina ka marrë për herë të parë një ngarkesë me gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.

 

Drupal Ad

Këtë e ka bërë të ditur shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, cituar nga Sky News.

"Ky është një hap strategjik. Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të shkatërruar sistemin tonë energjetik gjatë luftës, ne kemi arritur një fitore tjetër në frontin e energjisë", tha Yermak.

Ukraina, e cila dikur ishte pjesërisht e varur nga gazi rus, nuk ka blerë gaz direkt nga Moska që nga viti 2015, pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë dhe mbështeti militantët separatistë në Ukrainën lindore.

Dërgesa, e cila mbërriti nëpërmjet Greqisë, u mor nga Dtek, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy