Doda: Mandati i Shpëtim Idrizit është i sigurt

Doda: Mandati i Shpëtim Idrizit është i sigurt

Një mandat i PDIU-së në Tiranë është i sigurt, pasi ka ende vota të pahedhura në sistem. Kështu shprehet ish-deputetja Mesila Doda. Në një deklaratë për mediat, Doda deklaroi se janë mbi 60 vota të PDIU që nuk janë hedhur në sistem si dhe vota të hedhura gabim në një subjekt tjetër.

"Ta fillojmë me këmbë të mbarë, dua t’iu uroj fitoren anëtareve të PDIU sepse arritëm të dyfishonim numrin e votuesve tane në këto zgjedhje që kanë qenë diskriminuese për ne. Mandati i Tiranës është i PDIU, zoti Shpëtim Idrizi i PDIU  është deputet i Shqipërisë. Janë mbi 60 vota të njësisë 5 që nuk janë hedhur në sistem dhe kemi ankimet për votat e PDIU të hedhura gabim në një subjekt tjetër. Këto vota janë të mjaftueshme që Idrizi të marrë mandatin. Të gjithë të festojmë, mandati i Tiranës është i sigurtë është i Shpëtim Idrizit. Kanë qenë zgjedhje të vështira dhe diskriminuese por na kanë forcuar shumë më tepër dhe mos harroni se kemi veç një atdhe. Mandati i Tiranës është i sigurt, gabimet teknike janë njoftuar sapo pata një komunikim me kryetarin e KQZ, i cili tha se janë vetëm rezultate paraprake", - tha Doda.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy