
Rusia ka filluar të rekrutojë gra për t’i dërguar në luftën në Ukrainë. Kjo u zbulua nga portali Important Stories, i cili e përcakton veten si një nga burimet e pakta të gazetarisë së pavarur investigative në Rusi, sipas të cilit femrat snajperiste dhe operatore të dronëve rekrutoheshin për një njësi mercenare nën komandën e Ministrisë së Mbrojtja.
Në artikullin me titull “Krijuar jo vetëm për kuzhinën dhe fëmijë”, pretendohet se grave u ofrohet një kontratë gjashtëmujore me pagë mujore prej 220 mijë rubla, rreth 2300 euro, me bonus, në rast dëmtimi, nga një deri në 3 milionë rubla dhe në rast vdekjeje për trashëgimtarët, 5 milionë rubla.
Reklamimi i rekrutimit u shfaq në faqen e mediave sociale ruse Vkontakte. Një nga rekrutuesit tha se janë në kërkim të femrave që tashmë janë të trajnuara në përdorimin e armëve, ndërsa ato që nuk janë do t’i nënshtrohen trajnimit njëmujor.
Sipas medias ukrainase Ukrianska Pravda, kompania private ushtarake “Redut”, e kontrolluar nga Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse, ka shpallur rekrutimin për specialitete luftarake në batalionin “Borz”.
Nëse kandidatët nuk kanë aftësi për të përdorur armë, atyre u premtohet se do të trajnohen në Donetsk të pushtuar përkohësisht”.
Disa javë më parë, inteligjenca britanike tha se ishte “reale që praktika e Ministrisë ruse të Mbrojtjes për rekrutimin e njësive ‘vullnetare’ ka ndihmuar në shmangien e mobilizimeve të mëtejshme jopopullore”.
“Kompania e supozuar Private Ushtarake (PMC) Redut po rekruton mercenarë nën maskën e “vullnetarëve”, duke përfshirë ish-personelin Wagner.
Duke filluar nga faza e rekrutimit, ka shumë të ngjarë që Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Shtabit të Përgjithshëm rus të jetë ajo që mbikëqyr dhe financon aktivitetet e grupit”, tha inteligjenca britanike.
Që nga fillimi i pushtimit, Redut ka luftuar në rajonet Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Luhansk. Sipas inteligjencës britanike “ka shumë gjasa që grupi të ketë më shumë se 7000 persona personel”.
Redut, është aktualisht një nga njësitë e shumta të PMC dhe trupave vullnetare të përdorura nga Ministria Ruse e Mbrojtjes për të rritur forcat e saj të rregullta.



