Senatori amerikan John McCain ka përmbyllur takimet e tij në Tiranë me vizitën e fundit në kryeministri.
Në një tjetër status në rrjetin social "Twitter", Rama shkruan se ka qëndruar për 120 minuta me senatorin. “120 minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet”, shkruan Rama në Twitter.
Për të përshëndetur vizitën e republikanit, Kryeministri i vendit i ka dhënë një dhuratë mjaft të veçantë. Një libër të vjetër të kohës së diktaturës, ku flitet për aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Shqipërisë Komuniste. Në të, flitet dhe për një avion të tipit A-7E CORSAIR II, njërin prej të cilëve në fakt e ka pilotuar dhe vetë McCain gjatë karrierës së tij në ushtri.
Statusi i plotë i Ramës në “Facebook”
“ Vizita e Senatorit John McCain më dha mundësinë t’i dhuroja këtë liberth të një kohe të shkuar duke medituar fjalët që ky mik i madh shqiptoi në Kosovë se sa absurde do kishte qënë që miqtë e sotshëm të ishin vrarë dje mes njëri-tjetrit.”- shkruan Rama.




