Mbyllet protesta/ Budina: Nesër është nata e Kadrit, do takohemi të mërkurën në 17:30

Mbyllet protesta/ Budina: Nesër është nata e Kadrit, do takohemi të mërkurën në 17:30

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një tubim, si shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombetar. Protesta mbështet edhe nga opozita, e cila është angazhuar për të patur sa më shumë pjesëmarrës.

Qytetarët janë grumbulluar pranë zonës ku deri dje ishte Teatri Kombëtar. Ndërsa mësohet se protesta do të monitorohet  nga rreth 1000 efektivë policie.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia ndërhyri tek Teatri duke shpërndarë aktivistët për ti hapur më pas rrugë shembjes së godinës. Kjo solli një përplasje mes aktivistëve, shoqërisë civile dhe anëtarëve të opozitës me forcat e policisë. Disa episode dhune u shënuan dhe dhjetëra persona u shoqëruan.

18:59 Budina: Nesër është nata e Kadrit, do takohemi të mërkurën në 17:30

Pas 2 orë e 30 minutash është mbyllur protesta e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e teatrit. Regjisori Edmond Budina ka bërë me dije se duke qenë se nesër është nata e Kadrit, takimi i radhës është lënë të mërkurën në orën 17:30.

Mbyllet protesta/ Qytetarët mbledhin mbeturinat në bulevard 

"Të protestosh me kulturë, jo dhunë"! Ishte kjo kryefjala e kësaj proteste, e cila është theksuar në çdo fjalim të artistëve në podium dhe kjo u pa edhe në përfundim! Mësohet se disa nga qytetarët kanë nisur që të pastrojnë bulevardin.

18: 52 Budina: Mosbindje civile në çdo qytet! Kini kujdes, në protestë ka sabotator, mos u provokoni

Regjisori Edmond Budina ka bërë thirrje për mosbindje civile në çdo qytet, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi në protestë ka dhe sabotator.

"E neveritshme kjo gjë ndodhi, ka diçka që mbase pak njerëz e dinë, me 17 të 1945 u themelua teatri profesionist, dhe me 17 maj mafia në bashkëpunim me pushtetin e shembën. E kuptoni se si funksionojnë edhe me simbolikat, për të na ulur kokën. Do rrimë edhe 200 vjet për të mbrojtur pronën publike. Një nga personalitet më të mëdha të arkitekturës italian më tha që shembja është i bërë nga një grup mafiozësh, por ata nuk mund ta shembin kulturën. Për të ruajtur simbolikën. Na kanë futur edhe sabotator. Mos e lejojnë këtë dhunë që veprojnë në këtë mënyrë. Nuk ka rëndësi se çfarë po ndodh atje, këtu janë të gjithë njerëzit që e duan Shqipërinë dhe kulturën e tyre, ata që provokojnë duan të na përçajnë. Çdo politikan në çdo lloj krah është i mirëpritur, jo përçarje, jo dhunë. Ne kemi nevojë për zhvillim, duhet të bëjmë një mosbindje civile kudo, të gjithë bashkë. Në  Elbasan i bllokuan qytetarët të vijnë, në çdo qytet të protestojnë, nuk na ndalojnë ne që t'i përgjigjemi për të mirën e vendit, është histori shpirti dhe jo përfitim0. Presidenti të kërkojë shpërndarjen e parlamentit. Të largohet menjëherë kryetari i Bashkisë, ai kriminel sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzimit. Ata duhet të ikin dhe ne me ndihmën e Europës do ta rindërtojmë teatrin siç ishte sepse është simbol i qëndresës qytetare, i pastërtisë njerëzore se asnjëherë se kemi mbrojtur se do merrnin disa tulla apo se do  përfitonim, por sepse e donim. S;do i ndalojmë protestat", tha ai.

18:37 Kryemadhi kujton artistët e mëdhenj: Do ta ringrejmë sërish tempullin e këtyre kolosëve

Kryemadhi në protestë me bluzën ku ka të stampuar fotografitë e artistëve që nuk janë më e shkruan.

"Vandalët e shembën por do ta ringrejmë sërish tempullin e këtyre kolosëve."

Kujtojmë se gjatë protestës së sotme nuk do të ketë fjalime nga anëtarë të partive politike.

18:24 Ish-ministrja teknike: Erion Veliaj të futet në karantinë, të japë dorëheqjen bashkë me Ramën​

Mirela Karabina, e cila mbajti edhe postin e ministres së Arsimit në 2017 kur u bë pakti Rama-Basha ishte e pranishme në protestën e artistëve. Në fjalën e saj, Karabinë kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të kryeministrit Edi Rama.

Ky pushtet kriminal që kërkoi të vrasë qytetarët e tij merr vendime vetëm në dëm të qytetarëve. Rama urdhëroi shembjen e Teatrit, ndërsa Veliaj ekzekutoi. Shikoni kush janë anëtarët e këshillit bashkiak që kanë firmosur shembjen. Sot ata janë turpi i qytetit, janë turpi i Shqipërisë. Sot nga ky shesh ne kërkojmë futjen e Erion Veliajt në karantinë. Sepse ai dhe Rama futën shqiptarët në karantinë për të shembur teatrin kombëtar. Erion Veliaj ekzekutoi atë që ne nuk e menduam kurrë. Rama dhe Veliaj me shembjen e teatrit kanë fundin e krupshëm politik. Sot duhet të ngrihemi n ë këmbë për të mbrojtur Shqipërinë. Erion Veliaj dhe Edi Rama duhet të japin sot dorëheqjen.

 18:13 Provokime në protestë, hidhen shashka, lëndohet aktivistja

Një aktiviste ka mbetur e lënduar nga një kapsollë, e cila është hedhur gjatë protestës. Ndërsa policia ka shoqëruar të riun i cili hodhi kapsollën. Gjatë protestës pati edhe një moment tensionimi mes mbështetësve të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit dhe disa personave, që nga artistët u quajtën provokatorë.

17:09 Policia mbi tarraca me dylbi dokumenton të gjithë protestën në pandemi

Gjatë kohës që po zhvillohej protesta efektivët e policisë së shtetit janë vendosur mbi tarracat e godinave për të dokumentuar dhe monitoruar të gjithë tubimin që po bëhet në thyerje të aktit normativ pasi jemi në gjendje fatkeqësie natyrore për shkak të COVID-it. Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë mbi një mijë forca policie.

17:43 Fatos Lubonja: Erion Veliaj të japë dorëheqjen, llogari para prokurorisë

Fatos Lubonja kërkoi një hetim për Teatrin Kombëtar dhe dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lubonja tha se me shembjen e Teatrit u shemb diccka brenda nesh, duke shtuar se ishte edhe një goditje ndaj të ardhmes sonë.

“Këtu ka shumë intuziazëm. Këtu kemi një bandë kriminale dhe duhet të mendojmë si duhet të clirohemi. Duhet një protestë dhe një kërkesë të vazhdueshme për nxjerrjen para gjyqit të të gjithë autorëve të këtij krimi. Duhet të kërkojmë dorëheqjen e Erion Velisë të parit dhe duhet ta kërkojmë sot, nesër dhe vazhdimisht, deri kur të ikë dhe të jetë i gatshëm për prokurorinë për shkeljet që ka bërë.

Duhet të protestojmë përpara prokurorisë, që para dokumenteve të qarta të krimit, duhet të japin llogari".

17:37 Mehdi Malka: Duhet diktaturë e ligjit, qysh nga kryeministri deri te qytetarët, rroftë Teatri!

Nga sheshi i protestës në bulevardin Dëshmorët e kombit, ka folur edhe aktori Mehdi Malka, i cili bëri thirrje rroftë teatri.

Rroftë Teatri. Këtu fillimisht doli banda, pastaj anti-kontra banda, pastaj anti-antikontrabanda dhe këto duhet të zhduket të gjitha. që këto të zhduken duhet vendosur demokracia. Duhet diktaturë e ligjit, qysh nga kryeministri deri te qytetarët. Unë ju duam shumë. Më keni mbytur me dashurinë që më keni falur.

17: 29 Aktori Neritan Liçaj: Një pjesë e imja mbeti te Teatri

Aktori Neritan Liçaj me zërin e ngjirur nga skena e improvizuar te protesta u shpreh se me shembjen e Teatrit Kombëtar iku një pjesë e rëndësishme e tij. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë kundër qeverisë Rama për ta rrëzuar.

"Në atë skenë krimi ka mbetur zëri im dhe një pjesë e imja që u kalcifikua atje. Ka mbetur pjesa ime më e mirë dhe më e fortë. Dy kufoma politike Rama dhe Veliaj. Ato dy kufoma politike. Më vjen keq vetëm për një gjë që ato dy kufoma....pjesa ime mbetet e lirë se ka fituar mbi ata. Fjala është e para dhe do të mbetet. Thërras në kauzë të gjithë shqiptarët, gjithcka që ka mbetur e lirë, gjithcka që ka mbetur shqiptare, që të fluturojmë lart.

U përpoqën të na vrasin shpresën, por shpresa nuk vritet. Kjo dritë shprese mua më ka mbajtur dy vite e ca atje. U përpoqën që të vrasin artin, për të vrarë mendjen dhe zemrën. Zoti kur e bëri këtë vend ka qenë i dashuruar, se vendi jonë është shumë i bukur. Nuk duhet të përçahemi. Rama dhe Veliaj nuk kanë zemër. Kanë shkretëtirë. Ky është pushtet i rraskapitur. Mund të bllokojnë qytetarët, por rëndësi ka për mua se cfarë bëj unë. Ju bëj thirrje që të bërtasim 'Shqipëri, Shqipëri'" tha ai.

17:23 Budina: Shembja filloi kur ishim brenda, duke rrezikuar jetët tona

Gjatë fjalës së tij në protestë, regjisori Robert Budina u shpreh se sulmi i djeshëm i policisë mbi Teatrin Kombëtar ishte një tentativë vrasje ndaj artistëve që ndodheshin në godinë.

Ai i bëri thirrje të gjithë institucioneve që të hetojnë këtë ngjarje.

"Ftojmë qeverinë, ftojmë kryeministrin, ftojmë ministrin e brendshëm, ftojmë opozitën, ftojmë SPAK të hetojnë këtë ngjarje që ishte një tentativë për vrasje. Ne sot kemi kontaktuar edhe me faktorin ndërkombëtar për ti bërë të qartë çfarë ka ndodhur. Duam të zbardhjet kjo ngjarje dhe pse u sulmua kultura gjatë pandemisë.

Kemi marrë mbështetje që kjo ngjarje të zbardhet. Duam të kuptohet çfarë po ndodh me këtë aferë korruptive. Ajo godinë u tentua të shembej me ligje anti-kushtetuese. Duke qenë se mungoi sistemi i drejtësisë u munduam ta mbrojmë fizikisht dhe këtu u gjetëm të vetëm. Ja pse godina nuk ishte halli jonë, por ishte halli juaj", tha Budina.

Budina shtoi se shembja e Teatrit ka nisur kur ka pasur njerëz dhe polici brenda, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në mesnatën e pardjeshme, në orën 04:15 një pjesë e artistëve dhe aktivistëve e qytetarëve, nga opozita dhe pozita, u sulmuan nga policia me një aksin blic me një aksin blic të paimagjinueshëm. Një pjese e jona u futum brenda në Teatër. Policia na sulmoi, dhe sipas disa dëshmive, ndërsa ne ndodheshim brenda filloi shembja, duke rrezikuar jetën tonë dhe atyre të policëve. Tani nën rrënojat e Teatrit janë të gjitha rekuizitat, pajisjet, gjëra tona personale dhe gjithë mjetet që ne përdorëm për protestë, për të fshehur gjurmët e krimit. 

17:12 Protestës i bashkohet edhe Basha

I rrethuar nga militantët e partisë, Lulzim Basha i ka arritur te protesta e organizuar nga artistët te Ministria e Brendshme.

17:11 Meta: Gati të bashkëpunoj më Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit, hetim ndërkombëtar për shembjen

"Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.", shprehet Meta.

16: 58 Rama sfidon protestën e artistëve, inspekton punimet në TOB

16:33 Pak para protestës, Meta takohet takim më 4 ambasadorë të akredituar në Shqipëri

Presidenti Meta zhvillon takim më 4 ambasadorë të akredituar në Shqipëri. Mësohet se takimi është mbajtur te Pallati i Brigadave. Ky takim vjen vetëm pak minuta përpara protestat që është lajmëruar pranë Teatrit kombëtar, tashmë të shembur nga bashkia e Tiranës.

16:27 Aliebaj: Rama ka frikë nga bashkimi i shqiptarëve

Në mbështetje të protestës së Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit ka dalë edhe opozita. Ish-deputeti i PD, Enkeljed Alibeaj tha se kjo është një protestë ku do të bashkojë të gjithë shqiptarët e lirë. Sipas tij, Rama ka frikë nga ky bashkim, ndaj ka rrethuar edhe kryeministrin me efektivë policie.

16:00 Ishte nisur drejt Tiranës, gjobitet ish-kryetari i bashkisë Pogradec

Kreu i degës së PD-së së Fierit, Luan Baçi denoncon ndalesa dhe presione që po I bëhet qytetarëve për të mos ardhur në Tiranë.

Baci:  “Që në mëngjes kanë nisur të lëvizin shumë protestues me mjetet e tyre. Kemi informacione se mjetet e para që mbërrijnë në Durrës bllokohen.  Ka pasur dy tre makina që janë kthyer. Kemi gjetur rrugë tjetër që të hyjmë drejt Tiranës. Ne nuk do të ndalojmë, por policoia po bën presion sidomos me ata protestues që  janë në hetim dhe kanë procedime penale. Jo më larg nga sot tre nga protestuesve u kanë ardhur thirrje pë daljet në gjyq në Tiranë. Kanë nisur dhe telefonatat për kryetarët e grup seksioneve dhe nisin tu bëjnë presione.”

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy