Operacionet e fundit të SPAK, Bregu: Dosjet nuk do ishin bërë kurrë publike. Përmenden vetëm 3 emra (VIDEO)

Operacionet e fundit të SPAK, Bregu: Dosjet nuk do ishin bërë kurrë publike. Përmenden vetëm 3 emra (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve në MCN Tv se grupet kriminale të goditura përgjatë ditëve të fundit kanë qenë nën hetim dhe përgjim nga SPAK që në 2021, dhe se ajo që ngre pikëpyetje është pse u goditën pikërisht tani duke qenë se në 5 vjet ata e injektuar akoma dhe më shumë paranë e pistë në ekonomi.

 

Sipas Bregut, revolucioni i vërtetë nuk janë protestat për flamingot, por t’i marrësh paranë e pistë personave që e kanë futur në ekonomi. 

 

Media ehte përqendruar në tre emra. Këto përmend politika, opozita, këta emra përfliten. Media nuk ka qenë e interesuar kush shet drogë, por kush vret. Mediat nuk kanë dëgjuar kush i ka hotelet? I di, por nuk i ka interesuar. Sa shkon në një hotel thuhet e ka filani që është marrë me drogë. Kurrë media nuk ka qenë e interesuar. Prova dhe mund të gjeje. Ka qenë e interesuar të dijë kush vret. Kjo në lidhje dhe me shikueshmërinë. SPAK këta persona i ka në hetim që nga 2021, në përgjim, pse shqetësohet në 2026?

 

Këta në 5 vjet e injektuan paranë e pistë akoma më shumë në ekonomi. Ky është revolucioni i vërtetë. Kujtojnë se janë flamengot. Revolucioni i vërtetë është t’i marrësh paratë e pista atyre që i kanë futur në ekonomi.

 

Kjo është porosi amerikane për të goditur paranë e pistë duke ditur që vjen dhe ambasadori i ri? Porosi e BE, që do ju fusim, por paratë të pistë nuk duam? Këto janë paratë që gjithë droga i ka këto para e kemi ditur. 

 

Shteti i tha futeni se nuk ua ngacmojnë se duhen. Këto dosje do të flinin me vite në SPAK dhe nuk do ishin bërë kurrë publike. Në një moment na lidhet me Zvërnecin ku amerikanët duan të bëjnë investimin dhe në këtë moment nuk mund ta lejosh se toja është e kompromentuar dhe me probleme ku dyshohet se është i përfshirë dhëndri i presidenti amerikan. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy