
Gazetari Sami Neza komentoi në MCN Live betejën PS-PD për zgjedhjet vendore, duke u shprehur se kryeministri Rama ka identifikuar disa kandidatura. Neza tha se bashkëpunimi mes dy grupeve në PD është i thjeshtë, ndërsa bashkimi është i ndërlikuar. Ai u shpreh se në rast se grupi Alibeaj-Bardhi nuk tërheq padinë nga gjykata, atëherë historia e bashkimit do të jetë utopike. Gazetari tha se PS mund të ndikojë që vendimi i gjykatës të dalë në një moment kur mund të shkaktohen turbulenca brenda PD-së.
Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave është në kohë. Kemi edhe 9 muaj përpara zgjedhjeve. Koha për përzgjedhjen e kandidatëve është e mjaftueshme, për ata që nuk kanë një procedurë si PD. PS e ka pak më të thjeshtë procedurën, dhe të identifikojë kandidaturat, pasi është duke performuar në pushtetin lokal prej 4 vitesh, me përjashtim të bashkisë së Shkodrës. E kanë të lehtë të identifikojnë kush ka dhënë rezultat, apo jo, në optikën e tyre. Nëse duan të identifikojnë kandidat të rinj, mund t’i identifikojnë, sepse kanë pasur kohën e duhur për t’i testuar. Edi Rama ka identifikuar disa kandidatë. Të gjitha vizitat e Ramës në rrethe kanë qenë elektorale, për të identifikuar disa arritje në pushtetin lokal. Ka shkuar me synimin për t’i dhënë një mbështetje atyre që drejtojnë ato bashki, qoftë në Përmet, Gjirokastër, Elbasan. Ka reflektuar një farë transparence në raport me vlerësimin e drejtuesve të bashkisë, ka identifikuar edhe ato linja që ai mendon se ka qenë të suksesshme.
Duke folur mbi negociatat mes palëve në PD, Neza tha:
Nëse janë parimore duhet të funksionojnë. Mund të ketë problem për t’u bashkuar, por për të bashkëpunuar s’shoh ndonjë problem të madh. Për mua grupi Alibeaj-Bardhi e ka të thjeshtë bashkëpunimin. Kur vjen puna te bashkimi, aty situata është më e ndërlikuar. Kanë parë që ata mbështeten te procedura, makinacione, që nuk prodhojnë politikë. Produkti mund të jetë i qëndrueshëm vetëm nëse mbështetet nga anëtarësia apo simpatizantët. Nuk mund të jetë i qëndrueshëm një produkt që s’ka asgjë pas. Nëse ata nuk shkojnë të tërheqin padinë në gjykatë, e gjithë historia e bashkimit është utopike. Nëse flasin për bashkëpunim, të ngrihen në nivelin e Metës dhe partive të tjera. Del në primare, suportohet një kandidat, kanë mundësi edhe të matin veten, për të identifikuar fuqitë dhe kapacitetet e tyre. Nëse janë duke pritur që vendimi i gjykatës, t’u japë një pozicion politik, për mua është shumë e gabuar qasja ndaj këtij vendimi gjyqësor. Vendimi i gjykatës është një presë, një barrierë, që s’do t’i lejojë të ecin politikisht. Edhe nëse janë për bashkëpunim, kanë deklaruar që s’do vëmë kushte dhe s’do pranojnë kushte. Edhe për të kryer bashkëpunimin, që s’është sfidë, duhet të ndajnë mendjen çfarë do bëjnë me vendimin e gjykatës, me vulën dhe stemën, nëse ky vendim do jepet gjatë fushatës elektorale. Jam i bindur që ky vendim do jepet në atë kohë kur mund të shërbejë politikisht. Do të krijojë turbulenca dhe do ta shfrytëzojë PS. Grupi Alibeaj-Bardhi duhet të thonë çfarë do bëjnë me vendimin e gjykatës. Nëse shkojnë dhe e tërheqin vendimin ia heqin këtë kartë Edi Ramës. Procedurialisht duhet të deklarohen”.
Duke analizuar koalicionin opozitar, Neza tha se nuk ka sens dhe logjikë që LSI mbështet kandidatët e PD dhe merr gjithë këshillat bashkiak.
Nazarko ka të drejtë për rolin diabolik që ka pasur LSI në koalicion me PD-në. Nuk është një votë e vogël ajo e konformizmit në Shqipëri, dhe sa më shumë kalon koha rritet. Kjo është arsyeja pse vota ka lëvizur shumë nga PD drejt LSI-së. Por nuk mund të përdoret më pavarësisht koalicionit PD-PL. S’do të thotë që PL do votojë për kandidaturat e PD dhe do marrë gjithë këshillin bashkiak. Tani kemi të bëjmë me interesa lokale, drejtorë, leje, licenca. Lidhja në pushtetin lokal nuk është se nuk përshkohet nga filli politik, por lidhjet kryesisht kanë qenë lidhje interesash. Cila është arsyeja që Meta apo partitë e tjera s’vënë kandidat? Nuk fitojnë dot. Duke mos fituar automatikisht i japin fitoren kundërshtarit. Shpërblimi është humb Edi Rama. Shpërblimi është fitorja, fitorja ndahet, përpjesëtohet. Nuk po them që s’ka fare marrëveshje. Kjo që do ofrojnë mbështetjen për kandidatët dhe do marrin gjithë këshillin bashkiak kjo s’ka logjikë, s’ka sens. Sepse një pjesë e mirë e vendimeve kalojnë në Këshilla Bashkiak. Doli sondazhi për Tiranën, që Erion Veliaj me askushin kishin një diferencë 5 për qind, 10 për qind, po kur të dali ai! Mjafton të mos vjedhë ai që do jetë përballë Erion Veliajt. Përmenden emra, por do të kalojnë përmes primareve. Kam idenë që primaret do zgjedhin një kandidat që s’do ofrojë asnjë mundësi te kundërshtarët për ta qortuar”.



