“Red” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u sekuestrua një makinë tip “Ferrari" me vlerë 600 mijë euro.
Në rrugën “Abdyl Frashëri” u ndalua automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin Eri Vraja, 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht A. L., 30 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të tre këta shtetas.
Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.



