Berisha: Më 6 dhjetor protesta e radhës e opozitës, mirëpresim dhe liderët e BE

Berisha: Më 6 dhjetor protesta e radhës e opozitës, mirëpresim dhe liderët e BE

Kryedemokrati Sali Berisha njofton se më 6 dhjetor do të jetë protesta e radhës e opozitës.

Duke folur gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha, deklaroi se protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera.

Data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës.

Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit.

Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama.

Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë.

Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta.

Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëkëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy