Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës protestë te Kryeministria: Do ndërmarrim akte ekstreme, nuk është pronë e zaptuar (VIDEO)

Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës protestë te Kryeministria: Do ndërmarrim akte ekstreme, nuk është pronë e zaptuar (VIDEO)

Banorët e Bërxullës janë mbledhur paraditen e sotme para Kryeministrisë për të kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ata paralajmëruan se pas Kryeministrisë do të marshojnë tek zyrat e Këshillit të Europës, si mënyrë për të thënë se nuk janë dëgjuar nga institucionet shqiptare, pasi kanë rreth 115 ditë që protestojnë kundër projektit të Thumanë-Kashar, duke kërkuar shpronësim të drejtë dhe me vlerë tregu.

Kjo pasi iu është premtuar jo zyrtarisht shpronësim me rreth 85 euro metri katror.

Njëri nga banorët bëri të ditur se kanë paraqitur dokumentet dhe janë në pritje të përgjigjes, por se protestat do të vijojnë më tej.

Ne protestat do ti vazhdojmë akoma më shumë dhe do të marrim akte dhe më ekstreme si ai i të dielës së shkuar në Bërxullë, ku unë isha një prej tyre.

Jam frenuar se dhe unë jam familjar, kam fëmijë. U binda pas thirrjeve të zotit Tonin Vocaj. Tashmë nuk do frenoj më se nuk na jepet asnjë e drejtë.

Përballë Kryeministrisë jemi vendosur sepse mundohemi të dëgjohet zëri ynë, kur ka mbi tre muaj e gjysmë dhe ka gjithmonë vetëm heshtje.

Ne do bëjmë tonën, çdo protestë ka qenë paqësore, jemi vetëm në mbrojtje të së drejtës sonë. I bëj thirrje Kryeministrit të na shikojë, se dhe ne jemi popull.

Nuk po shkojmë ne te rruga, po vijnë ata tek ne të na vrasin të ardhmen tonë.

Kemi marrë 2-3 përgjigje zyrtare që nuk kanë asnjë lloj dijenie për këtë rrugë apo projekt që po zhvillohet në fshatin tonë, kjo do të thotë se është e kundraligjshme gjithçka, se janë të përfshirë në këtë aferë.

Bërxulla nuk ka vdekur, edhe i vetëm do e mbroj. Nuk kemi afruar opozitën se nuk ka të bëjë fare me politikën, se politika dihet se çfarë është.

Ka pasur interes nga opozita, por një përqindje është e zhytur. Gatishmëri ka pasur prej tyre, por ne nuk po bëjmë një protestë për interesat personale.

Këta po vrasin jetë, të ardhmen tonë. Prona është e shenjtë dhe nuk duam ta përfshijmë fare në politikë.

Nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit kam marrë informacion mbi pronat tona, është gjetur në situatë të papritur se në fshatin Bërxullë janë bërë pisllëqe dhe padrejtësi nga më të ndryshmet sa i takon pronave.

Çdo lloj prone aty është e certifikuar, e legalizuar, është e jona, e kemi bërë vetë, nuk e kemi të zaptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy