Mjaftuan pak minuta shi që rrugët dhe lagjet e qytetit të Lezhës të përmbyten. Siç shihet dhe nga pamjet uji vërshoj në mënyre të menjëhershme, duke depërtuar në disa biznese dhe vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Korrespondenti i MCN TV raporton se situata më problematike u krijua përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta”, rrugën pranë shkollave, bllokun e banimit në zonën “11 janari” dhe në lagjen "Besëlidhja". Niveli i ujit arriti në rreth 30 cm dhe lëvizja ishte mjaft e vështirë.
Reshjet e dendura të shiut krijuan probleme dhe në Kurbin. Për rrjedhoje vërshimi i ujit bllokoj lëvizjen e automjeteve të vogla në nënkalimin në Fushë-Mamurras. Një pjesë e mjeteve u detyruan të kthehen për të ndjekur rrugë alternative, nga bllokimi nënkalimit në aksin e autostradës Milot-Thumanë.
Situata të ngjashme në Lezhë dhe Kurbin krijohen sa herë ka reshje shiu me intensitet të lartë, pasi kanalizimet nën tokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve, ndërsa autoritetet përgjegjëse kanë dështuar për t’i dhënë zgjidhje problematikes që është kthyer në shqetësim për qytetaret.



